Bota

Horror në Turqi, babai ukrainas i pret fytin 2 fëmijëve, plagos bashkëshorten: E ka fajin lufta

Një 38-vjeçar ukrainas ka vrarë me thikë dy fëmijët e tij 6 dhe 4 vjeç, ndërsa ka plagosur bashkëshorten.

22 Maj 2022, 17:09 Nga DOSJA

 

Horror në Turqi, babai ukrainas i pret fytin 2 fëmijëve, plagos
Oleksiy Navrotsky

 

TURQI- Një ngjarje horror ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Antalia të Turqisë. Një 38-vjeçar ukrainas ka vrarë me thikë dy fëmijët e tij 6 dhe 4 vjeç, ndërsa ka plagosur bashkëshorten. Oleksiy Navrotsky, vrau djalin dhe vajzën, përkatësisht nga 6 dhe 4 vjeç. Ndërsa më pas sulmoi dhe nënën e tyre, bashkëshortjen e tij, e gjitha, sipas tij për shkaqe financiare.

“Gjendja ime financiare në vendin tim është e mirë. Erdhëm në Alanya 1.5 muaj më parë kur sapo nisi lufta. Psikologjia ime u shkatërrua për shkak të luftës. Prandaj dhe i vrava fëmijët e mi. Unë nuk e di se çfarë po bëj, po përdor qetësues, nuk jam i vetëdijshëm për atë që bëj".

Oleksiy Navrotskyy ishte zgjedhur deputet në Këshillin Bashkiak të Kharkiv në mbledhjen e 7-të në nëntor 2015. Në të njëjtën kohë, nga viti 2009-2014 kishte shërbyer si zëvendës këshilltar në Rada; ndërsa konsiderohej si një person me ‘peshë’ në rajonin e Kharkiv, një nga më të prekurit e luftës.

Marrë nga milliyet.com.tr

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll