Bota

Vuçiç e Putin do të kenë një bisedë javën e ardhshme për marrëveshjen e gazit mes dy vendeve

Rezultati i kësaj bisede do të përcaktojë se sa do të paguajë në të ardhmen çmimi i karburantit nga shteti i Serbisë dhe për sa kohë do të jetë kontrata.

22 Maj 2022, 10:56 Nga DOSJA
Vuçiç e Putin do të kenë një bisedë javën
Aleksandër Vuçiç, Vladimir Putin

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ai i Rusisë Vladimir Putin, javën e ardhshme do të kenë një bisedë telefonike, e cila do të jetë vendimtare për marrëveshjen e gazit mes dy vendeve.

Sipas mediave serbe, rezultati i kësaj bisede do të përcaktojë se sa do të paguajë në të ardhmen çmimi i karburantit nga shteti i Serbisë dhe për sa kohë do të jetë kontrata.

Së pari, pres një bisedë të denjë dhe kulturore, dhe ka tre aspekte të asaj bisede. Më të rëndësishmet për ne janë sasitë, çmimi dhe siguria e furnizimit. Dy aspektet e para janë kyçe dhe i treti nuk varet vetëm nga rusët dhe ne, por edhe nga bullgarët. Njerëzit seriozë po përgatiten për momente të vështira dhe po ndërmarrin veprime, dhe jo si ata që i marrin të gjitha këto lehtë. Është detyra jonë të punojmë dhe do të bëjmë gjithçka që të kemi ushqim dhe energji të mjaftueshme,”-tha Vuçiç.

Marrëveshja aktuale dhjetëvjeçare skadon më 31 maj. Negociatat mes dy palëve në nivel kompanie kanë filluar, por dy shtetet pritet të vënë një vulë dhe të specifikojnë kushtet në të cilat Serbia do të marrë gazin. Pasi bota është tronditur nga një krizë e fortë energjetike për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore kundër Moskës.

Kjo i jep peshë shtesë kësaj bisede sepse Beogradi, është nën presion të madh nga vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara për t'iu bashkuar masave ndëshkuese kundër Rusisë. Serbia deri më tani ka paguar 270 dollarë për 1000 metra kub energji të rëndësishme, por vlerësohet se një marrëveshje e tillë është e pamundur të mbahet, duke pasur parasysh kërcimin e çmimeve në bursat botërore.

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar vazhdimisht se dimri i ardhshëm do të jetë më i vështiri në 70 vitet e fundit, ndërsa dje konfirmoi se do të bisedojë me Putinin të mërkurën ose të enjten.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll