Bota

Gruaja e Zelenskyyt: Askush nuk më ndan nga ai, as lufta

Zelenska ndër të tjera në intervistë ka thënë se “askush nuk më ndan nga burri im, madje as lufta”.

22 Maj 2022, 09:40 Nga DOSJA

 

Gruaja e Zelenskyyt: Askush nuk më ndan nga ai, as lufta
Volodymyr Zelenskyy, Olena Zelenska

 

UKRANË- Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka dhënë një intervistë të rrallë me bashkëshortin e saj, Presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Zonja e parë kujtoi shpërthimin e luftës dhe tha se mezi pret të dëgjojë lajmin e fitores nga bashkëshorti i saj. Sipas mediave të huaja, Zelenska ndër të tjera në intervistë ka thënë se “askush nuk më ndan nga burri im, madje as lufta”. Megjithatë ajo pranoi se mezi ishin parë me njëri-tjetrin që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe ishin “shkëputur”, si familjet e tjera

“Emocionet e mia ishin të papërshkrueshme, një përzierje tmerri dhe hutimi. Menjëherë e kuptuam se jeta jonë ndryshoi përgjithmonë. Unë jetoj për ditën kur ai Zelenskyy më në fund më thotë se gjithçka ka marrë fund. Ai mbetet një burrë dhe person i palëkundur; Familja jonë ashtu si shumë familje ukrainase, aktualisht është e ndarë. Por asgjë nuk do ta largojë burrin tim, as lufta! Jeta e tij konsumohet nga puna. Ne mezi e shohim atë. Ne nuk u pamë personalisht për më shumë se dy muaj, duke folur vetëm me telefon,"tha Zelenska.

Zelenska, duke u shfaqur së bashku me Zelenskyyn, foli për mënyrën sesi pushtimi rus në shkallë të gjerë ka ndryshuar jetën e familjes së saj, në një intervistë për kanalin televiziv ukrainas "Ukraina 24".

(d/d)/dosja.al

Sondazh

Poll