Bota

Aktori Morgan Freeman u ndalua të hynte në Rusi

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se njerëzit në listë "nxisin rusofobinë".

22 Maj 2022, 08:31 Nga DOSJA

Aktori Morgan Freeman u ndalua të hynte në Rusi

RUSI- Kremlini ka përditësuar "listën e ndalimit" të zyrtarëve amerikanë dhe figurave të famshme të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi dhe tani përfshin aktorin Morgan Freeman.

Sipas Sky News, Ylli i Shawshank Redemption dhe Bruce Almighty është në mesin e 963 amerikanëve në listë. Freeman tregoi një video promovuese të vitit 2017 për një organizatë të quajtur Komiteti për Hetimin e Rusisë, raporton CNN.

Videoja u drejtua nga regjisori Rob Reiner, i njohur më së shumti për filmat duke përfshirë The Princess Bride dhe When Harry Met Sally, dhe ai gjithashtu është shtuar në listën e Kremlinit.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se njerëzit në listë "nxisin rusofobinë".

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll