Art&Argëtim

Donald Veshaj i bën një rreng Elgit Dodës: O idiot, nuk je mirë nga trutë...

Gjatë lojës ping-pong Donaldit ju kërkua të telefononte kontaktin e shtatë që kishte në celular dhe t’i këndonte një këngë pa i thënë asgjë.

21 Maj 2022, 13:41 Nga DOSJA
Donald Veshaj i bën një rreng Elgit Dodës: O idiot, nuk je
Elgit Doda dhe Donald Veshaj

TIRANË- Aktori Donald Veshaj ditën e djeshme i ka bërë një rreng kantautorit Elgit Doda. Vëllezërit Veshaj në emisionin “Më lër të flas” kishin të ftuar aktorin Agron Llakaj dhe këngëtaren Semi Jaupaj. Me këtë të fundit luajtën një lojë të quajtur ping-pong e cila komsistonte në pyetje që ato i drejtonin njëri tjetrit. Në rast mos përgjigjeje duhej të pinin një gotë birrë.

Gjatë lojës ping-pong Donaldit ju kërkua të telefononte kontaktin e shtatë që kishte në celular dhe t’i këndonte një këngë pa i thënë asgjë.

Kontakti i shtatë në telefonin e tij përkonte me numrin e Elgit Dodës dhe gjatë bisedës ai I këndoi njërën nga këngët e Semi Jaupajt “Mos u kthe” e cila u komentua shumë si një dedikim për Donaldin dhe moderatoren Bora Zemani.

Biseda:

Donaldi: Alo

Elgit: He mo shpirt, çfarë je tu bo?

Donald: Mirë zemra çfarë po bën ti?

Elgit: Hiç o vëlla, jashtë.

Në këtë moment Donaldi zbaton “dënimin” dhe nis të këndojë këngën e Semit. Pasi këndon, ai i tregon Elgitit se e ka marrë live në emision, dhe ky rreng ishte pjesë e një loje.

“O idiot. Nuk je mirë nga trutë. Komplet idiot,”-ka thënë Donaldi. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll