Art&Argëtim

Ish-drejtoresha e tatimeve: Dua të bëhem nënë, edhe nëse nuk do të kem një partner në krah

Ish-drejtoresha e Tatimeve ishte e ftuar në programin e Rudina Magjistarit ku mbi dëshirën e saj për tu bërë nënë.

21 Maj 2022, 10:17 Nga DOSJA
Ish-drejtoresha e tatimeve: Dua të bëhem nënë, edhe
Brisida Shehaj

TIRANË- Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj ka folur si rrallë herë mbi jetën e saj përsonale. Brisida Shehaj ishte e ftuar në programin e Rudina Magjistarit ku tregoi mbi dëshirën e saj për tu bërë nënë edhe nëse nuk do të kishte një partner në krah.

“Është e vetmja dëshirë që kam patur. Sa herë diskutoja me mikeshat e mia të ngushta se thoshin “ti shumë e realizuar, ja i ke të gjitha”, i thosha “ndonjëherë Zoti të jep atë që s’do”. Unë jam nga ato natyra që e kam marrë vendimin për të qenë nënë edhe e vetme, kështu që ndoshta në një të ardhme të afërt  do ta realizoj. Për mua të qenit nënë qëndron përtej një marrëdhënieje. Ajo është një fat që edhe vjen, edhe s’vjen, por t’i heq mundësinë vetes e të qenit nënë nuk kam ndërmend. Shpresoj që të jemi mirë dhe shpresoj që të ndodhë sa më shpejt të bëhem nënë.”-tha ajo.

Më tej, Shehaj shton se paragjykimet, ofendimet apo fyerjet lidhur me këtë vendim të sajin nuk i hyjnë në sy për sa kohë është personal dhe nuk cenon apo prek askënd dhe shton se ka mbështetjen e familjes së saj. 

“Të ishte dikush në krahun tim do ishte shumë mirë, por për fat kam një familje që më përkrah në këtë vendim. E kuptoj që do të ketë paragjykime, siç ndodh në rastet kur dikush bëhet nënë, pa një bashkëshort në krah. Por për mua është më e ndershme dhe e moralshme të bësh diçka të tillë, sesa të shtiresh si 80 për qind e çifteve, që hiqen si të lumtur në foto apo dalje televizive”-tha ajo.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll