Bota

E strehuan në shtëpi, britaniku lë gruan dhe fëmijët për refugjaten ukrainase: E dua

Dailymail shkruan se Tony Garnett, dhe partnerja e tij Lorna, morën Sofia Karkadym në fillim të majit, por vetëm 10 ditë më vonë martesa e tyre në dukje e lumtur u nda kur ai u largua me refugjaten. 

21 Maj 2022, 18:08 Nga DOSJA
E strehuan në shtëpi, britaniku lë gruan dhe fëmijët
Sofia Karkadym

ANGLI- Një britanik, baba i dy fëmijëve, ka braktisur partneren e tij pasi ra në dashuri me një refugjate ukrainase 22-vjeçare, e cila erdhi të jetonte me ta për t'i shpëtuar luftës. Dailymail shkruan se Tony Garnett, dhe partnerja e tij Lorna, morën Sofia Karkadym në fillim të majit, por vetëm 10 ditë më vonë martesa e tyre në dukje e lumtur u nda kur ai u largua me refugjaten. 

Roja i sigurisë, i cili jeton në Bradford, West Yorkshire, thotë se ka rënë në dashuri me 22-vjeçaren dhe dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës me të. Sofiia, e cila u largua nga qyteti i Lviv në Ukrainën perëndimore, tha se ajo "e dashuroi" Tonin sapo e pa atë dhe se dyshja po jetojnë historinë e tyre të dashurisë.

Familja e kishte marrë Sofian në një përpjekje për të ndihmuar ukrainasit e larguar nga pushtimi rus.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll