Politike

'Thoni s'kemi bukë të hamë ju ndërtoni'/ Rama: Shikoni investimet, zonat po dalin në dritë

Rama mori shembullin e Kumes, duke thënë se në atë zonë më para hyhej me çizme, ndërsa sot po del në dritë.

21 Maj 2022, 14:00 Nga DOSJA
'Thoni s'kemi bukë të hamë ju ndërtoni'/
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për rëndësinë e investime për rritjen e numrit të turistëve në vend. Rama iu përgjigj kritikëve që thonë se nuk kanë bukë për të ngrënë e nga ana tjetër ngrihen sheshe. Ai mori shembullin e Kumes, duke thënë se në atë zonë më para hyhej me çizme, ndërsa sot po del në dritë. Kreu i qeverisë theksoi se rritja e çmimeve mund të duket problematike, por është shenjë e rritjes së një ekonominë tërësore.

 “Zona e Kumes po del në dritë me një investim që është i konsiderueshëm. Por është asgjë në raport me fitimin që do sjellë, sot Vlora po hyn në një fazë ku nevoja për shtretër do rritet në pikën e një krize të madhe. Kush ka shtretër në Vlorë do vazhdojë të rrisë çmimet. Rritja e çmimeve mund të duket problematike, por në fakt në aspektin e industrisë turistike, është shenja e rritjes së një ekonominë tërësore, është sfida jonë që të shtyjmë së më shumë për ndërtimin e infrastrukturës që të kemi sa më shumë shtretër. Duke pasur parasysh aeroportin, vlerësojmë se mungojnë 2000 shtretër. Duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi nisur. Ndodh shpesh që kur nisim një punë, ngihen ata që thonë “s’kemi bukë, ku ngrini sheshe”, “hajde shikoni tek x lagje, shihni ça bëhet”, është konceptim i gabuar, jo se s’ka nevojë në një x lagje, por nëse e nis nga andej s’ka asnjë shans që të rrisësh kapacitet e konsumit dhe ekonomisë.”

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll