Politike

'Conference Legue', Veliaj: Mbani qytetin pastër, ta kemi mendjen te miqtë

Gjatë një dalje për mediat, Veliaj tha se do të ishte mirë që hedhja e mbeturinave të bëhet me datën 23 në darkë, ose më 26 në mëngjes, në mënyrë që qyteti të jetë i pastër.

21 Maj 2022, 15:52 Nga DOSJA
'Conference Legue', Veliaj: Mbani qytetin pastër, ta kemi mendjen
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u ka kërkuar qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në rrugë deri më 25 maj. Kjo pasi në këtë datë do të luhet finalja e Conferencë League. Gjatë një dalje për mediat, Veliaj tha se do të ishte mirë që hedhja e mbeturinave të bëhet me datën 23 në darkë, ose më 26 në mëngjes, në mënyrë që qyteti të jetë i pastër. 

“Ne do të kemi një volum shumë të madh të pastrimit, siç ndodh kur ka koncerte dhe aktivitete të mëdha. Kjo do të thotë se do na ndihmonte shumë që qytetarët të prodhojnë sa më pak ndotje, apo hedhje mbeturinash në datën 25 maj. Do të ishte mirë sikur hedhja e tyre të bëhet në datën 23 maj në darkë ose në 26 maj në mëngjes, që në datat 24-25 ta kemi vëmendjen të dedikuar tek miqtë dhe jo tek problematikat tona të përditshme. Çdo qytetar mund të jetë i dobishëm, duke lënë makinën në shtëpi, duke mos ndotur, duke mos hedhur plehrat atë ditë, në mënyrë që skuadrat tona të pastrimit të fokusohen në zonën qendrore të Tiranës”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll