Blerja e raketave 'Javelin', Peleshi: Nuk ka vend për panik, ne na mbron NATO
Ai gjithashtu theksoi se nuk ka vend për panik, pasi nuk ka asnjë kërcënim, duke shtuar se ne si vend mbrohemi nga NATO.
POGRADEC- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me blerjen e raketave 'Javelin' nga SHBA-ja. Gjatë një deklarate për mediat nga Pogradeci, Pelshi deklaroi se kjo gjë është në kuadrin e modernizimit të Forcave të Armatosura.
Ai gjithashtu theksoi se nuk ka vend për panik, pasi nuk ka asnjë kërcënim, duke shtuar se ne si vend mbrohemi nga NATO.
“E konfirmoj është e vërtetë, është në kuadrin e modernizimit të forcave tona të armatosura, rritjes së kapaciteteve tona, të plotësimit te objektivave të kapaciteve. Sistemi raketor antitank që po prodhohet nga kompania amerikane më e madhja në botë e indrustrisë ushtarake, është e vërtetë që ne kemi porosinë tonë aty si pjesë e gjithë rrugëtimit tonë, forcimit, forcave të armatosura, modernizimit, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë.
Nuk ka kërcënim, mos krijojmë panik, ne jemi në Nato, na mbron neni 5 i traktatit të Natos, hapësira e Natos është e paprekshme por natyrisht ne do të ndjekim ritmin e NAtos për tu forcuar si pjesë e një aleance difensive. E theksoj Nato sado e fuqishme që është nuk është kërcënim për botën, për Rusinë, për rajonin, sepse është një forcë jo onfensive nuk ka për qëllim të kërcenojë por ka për qëllim të garantojë mbrojtjen e vetë.
Ne i përkasim një rendi botëror t bazuar te rregullat i cili duhet thënë që pas agresionit Rus në Ukrainë, është tronditur fort dhe po na fut në një epokë të re. Nuk është një çudi në kuptimin që ne kemi edhe shumë procese të tjera, blerje të tjera apo donacione të tjera si ky nga partneri ynë strategjik apo partnerë të tjerë në NATO. Ne zgjedhim vende të Natos për të shkëmbyer, dhënë dhe marrë kapacitete, armatim, modernizim të forcave tona. Nuk e çmojmoj me vend që në këto momente të flas për shifra dhe numra por bëhet fjalë për një sistem që është risi, sistem raketor antitank që është më i miri në botë”, tha Peleshi.
(I.A/dosja.al)
Sondazh
Raporti i PE, Meta: Reflektim urgjent! Opozita ka kryer krime që bëhen 1 herë në 100 vite
Ilir Meta TIRANË- Raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë ishte çështja që ngriti me shumë shqetësim p...
'Berisha tha...'/ Habitet nga pyetja e gazetares, Rama: Kush është ky? Ndjesë Pastë!
Edi Rama VLORË- Pas konferencës Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime' gazetarët i drejtuan...
VD- Me kostum jeshil e blu/ Rama në Vlorë, mbledh kryetarët e bashkive, s'fton Lelin
VLORË- Ky është momenti kur kryeministri Edi Rama futet brenda ambienteve ku po zhvillohet takimi me kryetarët e bashkive, deputetët ...
Zgjedhja e Presidentit/ Balla thirrje opozitës: Keni kohë deri nesër për të depozituar emër
Taulant Balla FIER - Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se opozita ka kohë deri ...
Zgjedhja e Presidentit/ Të hënën 2 seanca plenare, pasdite raundi i dytë
Kuvendi TIRANË- E hëna do të jetë ditë e ngjeshur për politikën shqiptare. Java do të nisë me dy seanca plenar...
'Presidenca ka qënë kështjellë'/ Meta: E rrethova nga pjellat më të pabesa të vendit
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se ka mbrojtur presidencën nga pjella të pabesa të vendit. Gjatë...
Shqipëria shtet i asociuar i BE? Deklarata e Presidentit të KE, Meta: Interesante
Ilir Meta TIRANË- Interesante, iu duk presidentit Ilir Meta deklarata e djeshme e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se vend...
Këshillë për opozitën? Meta: Nuk kam, ka bërë gabime fatale, krime që bëhen 1 herë në 100 vjet
Ilir Meta TIRANË- Presidenti aktual, Ilir Meta akuzoi ditën e sotme opozitën se ka kryer krime që bëhen një herë në...
Rezoluta e PE për Shqipërinë, Meta: Ka ndikuar në integrimin në BE, të rritet demokracia
Ilir Meta TIRANË- Konferencën për mediat, presidenti i vendit Ilir Meta e nisi me rezolutën e votuar me shumicë votash në Par...
Projekti i Portit të Durrësit/ Rama: Do jetë porta hyrëse në Ballkanin Perëndimor
Edi Rama TIRANË- Ditën e sotme u paraqit projekti i portit të ri të Durrësit, që sipas kryeministrit Edi Rama do të jet&...
