Bota

Organizatat SOS Mediterranee” dhe “Mjekёt pa kufij”, mision i ri humanitar pёr shpёtimin e migrantёve nё Mesdhe

22 Korrik 2019, 12:21 Nga DOSJA
Organizatat SOS Mediterranee” dhe “Mjekёt pa kufij”, mision i

ITALI- Pavarësisht rezitencës masive, kryesisht të Italisë, organizatat e ndihmës “SOS Mediterranee” dhe “Mjekët pa kufij” planifikojnë misione të mëtejshme për shpëtimin e njerëzve të rrezikuar në det të hapur në Mesdhe. Anija e parë e misionit të tyre është emërtuar “Ocean Viking”.

Shtatë muj pasi ndihmësit vullnetarë u detyruan ta ndërpresin aksionin e tyre para brigjeve të Libisë me anijen e shpëtimit “Aquarius”, tani me kryqëzorin e ri të shpëtimit “Ocean Viking”, sërish nis një mision në Mesdhe. Meqenëse njerëzit ende vazhdojnë të përdorin itinerarin e rrezikshëm për t’u arratisur nga Libia përmes detit Mesdhe drejt Europës dhe tashmë nuk ka asnjë ndihë për ta nëse rrezikohen, për “SOS Mediterranee” dhe “Mjekët pa kufij” ishte fare e qartë, që duhet ta ndërmerrnin këtë mision, komunikuan të dyja organizatat. Libia ndodhet që prej vitit 2011 në luftë civile dhe prej kohësh ajo ka qenë një ndër rrugët kryesore për migrantët afrikanë me synim Europën.

Gjatë diteve të shkuara janë shpëtuar rreth 30.000 refugjatë. Anija e re, që do të lundrojë nën flamurin norvegjez, është financuar në bashkëpunim me “Mjekët pa kufij”. Megjithatë misioni ende ka nevojë për para. Bashkëthemeluesja e “SOS Mediterranee”, Sophie Beau, bëri thirrje për donacione. Vetëm shpenzimet ditore të misionit janë rreth 14.000 Euro. “Ocean Viking” ka një ekipazh prej 31 personash, është e pajisur me një klinikë mjekësore dhe ka kapacitetin të trajtojë deri në 200 migrantë. Anija është 69 metra e gjatë dhe duhet të sillet para nisjes së misionit nga Norvegjia në Mesdhe. Më parë kjo anije është përdorur si anije furnizimi në det të hapur.

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota “mjekёt pa kufij” emigrantet ne mesdhe organizatat e ndihmes “mjekёt pa kufij” emigrantet ne mesdhe organizatat e ndihmes

Sondazh

Poll