Bota

Në Jeruzalem zbulohet vendbanimi 9000-vjeçar neolitik, qytetërimi gjatë fundit të epokës së gurit

22 Korrik 2019, 11:39 Nga DOSJA
Në Jeruzalem zbulohet vendbanimi 9000-vjeçar neolitik,

JERUZALEM- Autoriteti i Izraelit i Antikave të martën e kaluar ka deklaruar, se është zbuluar një vendbanim 9,000-vjeçar në Jeruzalem, ku mund të kenë jetuar mbi 3,000 njerëz.

Besohet se ka qenë një vend i banuar 9,000 vjet më parë. Ndërsa në këtë vend janë gjetur edhe mijëra mjete dhe stoli, duke përfshirë shigjetat dhe bizhuteri. Gjetjet gjithashtu ofrojnë dëshmi të planifikimit të sofistikuar urban dhe bujqësisë, të cilat mund të detyrojnë ekspertët të rishikojnë historinë e hershme të rajonit, thanë arkeologët e që morën pjesë në gërmimet.

Zbulimi u bë pranë qytetit të Motzës në Izrael, rreth tre milje në perëndim të Jeruzalemit. Megjithëse zona ka qenë prej kohësh si zonë e spikatur nga aerkologët.

Drejtori i gërmimeve Jacob Vardi tha se ky vend zë një hapësirë midis 30 dhe 40 hektarësh. Arkeologët kanë gjetur një koleksion të gjerë ndërtesash nëntokësore.

Duke përshkruar vendin si më i madhi i këtij lloji “jo vetëm në Izrael, por në Levantin Jugor”, tha Vardi në një intervistë telefonike se vendbanimi do të kishte qenë për 2.000 deri 3.000 njerëz duke shtuar: “Në krahasim me vendbanimet e tjera të asaj kohe, është si një qytet shumë i madh “.

Dhe megjithëse zbulimi i mijëra shigjetave, tregon se banorët i përdornin ato për të gjuajtur, kockat e zbuluara të kafshëve gjithashtu tregojnë se ka pasur shumë bagëti.

Objekte të tjera të zbuluara sugjerojnë se banorët merreshin me tregti dhe kishin kontakt me botën e jashtme.

Deri tani, megjithatë, “mbetjet e rëndësishme” më të vjetra në Jeruzalem ishin nga një vend 7,000 vjeçar i zbuluar kohët e fundit në veri të qytetit. Zbulimet në Motza i kalojnë rreth 2000 vjet.

Sipas Vardi, zona e sapo gërmuar mund të ndryshojë kuptimin e ekspertëve për jetën në rajon gjatë fazave të fundit të epokës së gurit. Në veçanti, ai tha se i hedh poshtë teoritë se vendbanimet e kësaj madhësie ekzistonin vetëm në bregun tjetër të lumit Jordan ose në rajonin Levant Verior.

Marrë dhe përshtatur nga CNN

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 000-vjeçar autoriteti i izraelit i antikave jerusalem motza vendbanimi 9 000-vjeçar autoriteti i izraelit i antikave jerusalem motza vendbanimi 9

Sondazh

Poll