Bota

I vështirë ose i pamundur, divorci në Danimarkë me ligje të ashpra

22 Korrik 2019, 11:45 Nga DOSJA
I vështirë ose i pamundur, divorci në Danimarkë me ligje

DANIMARKË– Me një nga shkallët më të larta të divorcit në Evropën Perëndimore, Danimarka ka ndërmarrë masa të ashpra dhe ligje të rrepta për këdo që vendos të divorcohet.

Deri vonë, danezët mund të divorcoheshin duke plotësuar një formular të thjeshtë në internet. Por, nën një paketë legjislacioni që hyri në fuqi në prill, çiftet që vendosën të ndahen duhet të presin tre muaj dhe t’i nënshtrohen këshillimit përpara se martesa e tyre të shpërbëhet.

Ndërkohë, një sondazh i gazetës “Politiken” zbuloi se 68 nga 98 autoritetet vendore të Danimarkës u ofronin terapi marrëdhënieje çifteve në vështirësi, me arsyetimin se mbajtja e familjeve së bashku kursen paratë e komunave për strehimin dhe shërbimet.

Iniciativat, të cilat në disa vende mund të shihen si ndërhyrje të padëshiruara shtetërore në jetën private të qytetarëve, janë mirëpritur gjerësisht nga publiku dhe politikanët në Danimarkë, me vetëm partinë e vogël të Aleancës Liberale që i kritikon ato si mbingarkesë.

Vendi ka mbrojtur me kohë të drejtat e familjes, duke ofruar leje prindërore për një vit dhe shërbime të përditshme publike, por regjistroi 15,000 divorce në vitin 2018, ekuivalent me gati gjysmën e martesave të atij viti.

Periudha tre-mujore e pritjes së qeverisë dhe kursi “bashkëpunim pas divorcit”, të marra në internet ose nëpërmjet një aplikacioni, synon të qetësojë procesin për divorcimin e çifteve dhe fëmijëve, duke ndihmuar në përmirësimin e komunikimit dhe shmangien e kurtheve.

Prindërit mund të përshtatin kursin e tyre individualisht nga 17 module nga gjysmë ore që ofrojnë zgjidhje konkrete për zonat e mundshme të konfliktit gjatë procesit të divorcit, duke përfshirë mënyrën se si të merren me festat e ditëlindjes ose si të flitet me ish-partnerin kur të zemërohet.

Burimi: The Guardian

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota danimarkë divorci në danimarkë ligje të rrepta për divorcin danimarkë divorci në danimarkë ligje të rrepta për divorcin

Sondazh

Poll