Bota

'Stop përdhunimit'/ E lyer në ngjyrat e flamurit të Ukrainës, gruaja shfaqet topless në Kanë

Zyrtarët e sigurisë arritën ta mbështillnin me shpejtësi me një xhaketë, dhe arritën ta largonin nga tapeti i kuq.

21 Maj 2022, 07:20 Nga DOSJA
'Stop përdhunimit'/ E lyer në ngjyrat e flamurit të
Gruaja

FRANCË- Një grua u shfaq topless në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë. Kjo ishte një shenjë nga ana e saj për të protestuar kundër dhunës seksuale në Ukrainë. Protestuesja hoqi fustanin për të zbuluar fjalët e shkruara në trup "mos na përdhunoni" të shkruara në ngjyrat e flamurit ukrainas. Zyrtarët e sigurisë arritën ta mbështillnin me shpejtësi me një xhaketë, dhe arritën ta largonin nga tapeti i kuq. Të ftuarit dukeshin të hutuar ndërsa muzika e festivalit ndaloi.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka pasur raportime të shumta të ushtarëve rusë që përdhunojnë civilë ukrainas. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri një fjalim emocionues në ceremoninë e hapjes së edicionit të 75-të të Festivalit të Filmit në Kanë përmes një video të drejtpërdrejtë duke iu bërë thirrje kineastëve të përballen me diktatorët. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes në festivalin e këtij viti të Kanës, i cili po shfaq disa filma nga kineastët ukrainas. Festivali ndaloi pjesëmarrjen e rusëve.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll