Bota

Lufta në Ukrainë, ushtria ruse merr kontrollin e fabrikës së çelikut Azovstal

BBC shkruan se grupi i fundit i mbrojtësve të regjimentit Azov, një grup i përbërë nga 531 persona, janë dorëzuar, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

20 Maj 2022, 22:30 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, ushtria ruse merr kontrollin e fabrikës së
Azovstal

UKRAINË- Ushtria ruse thotë se fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol është "çliruar plotësisht", me dorëzimin e mbrojtësve të fundit ukrainas. BBC shkruan se grupi i fundit i mbrojtësve të regjimentit Azov, një grup i përbërë nga 531 persona, janë dorëzuar, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Territori i uzinës metalurgjike Azovstal në Mariupol, ku një grup militantësh ukrainas të formacionit nazist Azov është bllokuar që nga 21 prilli i këtij viti, është çliruar plotësisht”, tha gjeneralmajor Igor Konashenkov.

Ministria tha se që nga 16 maji, 2,439 neo-nazistë nga Azov dhe trupat ukrainase të bllokuar në fabrikën e çelikut ulën armët dhe u dorëzuan.

“Grupi i fundit prej 531 militantësh u dorëzua sot”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll