Aktualitet

Tritoli në biznesin e policit në Shkodër, policia: Lënda plasëse iu vu në derën e lokalit

Autorët kanë dëmtuar edhe mjetin tip autobus i cili ishte i parkuar para lokalit.

20 Maj 2022, 07:57 Nga DOSJA
Tritoli në biznesin e policit në Shkodër, policia: Lënda
Policia

SHKODËR- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për shpërthimin me tritol që ndodhi mëngjesin e sotëm në lokalin e efektivit të policisë në Shkodër. Sipas tyre, autorët kanë dëmtuar edhe mjetin tip autobus i cili ishte i parkuar para lokalit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

NJOFTIMI:

Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër,  ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër. Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll