Aktualitet

Shpërthen në flakë linja e tensionit të lartë në Fier, zona mbetet pa energji

Dyshimet e para janë që banorët e zonës i kanë vënë flakën mbetjeve e më pas zjarri është përhapur.

20 Maj 2022, 07:39 Nga DOSJA
Shpërthen në flakë linja e tensionit të lartë në
Tension

FIER- Ka shpërthyer në flakë linja e tensionit të lartë në zonën e Zhupanit në Fier. Që nga mbrëmja e djeshme, ka mbetur pa energji elektrike e gjithë zona.

Dyshimet e para janë që banorët e zonës i kanë vënë flakën mbetjeve e më pas zjarri është përhapur duke djegur edhe kabullin e linjës së tensionit të lartë që kalon pikërisht aty.

Pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse ndërsa është bërë edhe stakimi i energjisë për të shmangur dëmet në rrjet. Për ngjarjen janë njoftuar edhe uniformat blu që kanë shkuar pranë vendit kur kanë rënë flakët.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll