Bota

Kryeministrja suedeze në SHBA: Në kohë të errëta është mirë të jesh mes miqsh

BBC shkruan se ajo përshëndet miqësinë e thellë dhe afatgjatë me SHBA-në dhe vlerat e përbashkëta të demokracisë dhe lirisë, por thotë se këto vlera tani po vihen në provë.

19 Maj 2022, 17:43 Nga DOSJA
Kryeministrja suedeze në SHBA: Në kohë të errëta
Magdalena Andersson

SHBA- Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson thotë se aplikimi i vendit të saj në NATO shënon një moment historik pas 200 viteve të mos-angazhimit ushtarak të vendit të saj. BBC shkruan se ajo përshëndet miqësinë e thellë dhe afatgjatë me SHBA-në dhe vlerat e përbashkëta të demokracisë dhe lirisë, por thotë se këto vlera tani po vihen në provë.

"Situata në Ukrainë na kujton ditët më të errëta të historisë evropiane dhe në kohë të errëta është mirë të jesh mes miqve të ngushtë", thotë ajo.

Ajo thotë se NATO do të jetë më e fortë me Suedinë dhe Finlandën si anëtarë.

"Ne jemi ofrues sigurie, me aftësi të sofistikuara të mbrojtjes si dhe një traditë të gjatë bashkëpunimi të gjerë ushtarak me NATO-n," thotë ajo.

Suedia pret me padurim një proces të shpejtë ratifikimi, thotë ajo, dhe po bisedon me të gjitha vendet anëtare të NATO-s, përfshirë Turqinë - e cila kundërshton anëtarësimin finlandez dhe suedez - për të zgjidhur çdo çështje në fjalë.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll