Aktualitet

Shpërthimi në lokalin në Radhimë/ Biznesi i marrë me qira nga kunati i Florenc Çelës

Shabani është kunati i Florenc Çelës.

19 Maj 2022, 08:04 Nga DOSJA
Shpërthimi në lokalin në Radhimë/ Biznesi i marrë me
Lokali

VLORË-Sasia e tritolit e vendosur në restorantin “Odeon2” që ndodhet në Radhimë, ishte marrë me qira pak kohë më parë nga Sadrit Shabani. Ky i fundit, në të shkuarën ka qënë DJ në lokal Univers të fisit Çapaj. Shabani po ashtu është kunat i Florenc Çelës. Në shkurt të 2022 Sadrit Shabani u mor në pyetje në lidhje me vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në 2012.

Mësohet se pronari i lokalit është Gjik Novruzi, i cili i kishte dhënë ambientet e tij me qira pak kohë më parë. Sasia e tritolit është vendosur në tualetin e restorantit. Ende nuk dihet ende shkaku i ngjarjes dhe autorët, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e shpërthimit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë,Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuare eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll