Art&Argëtim

MOMENTI- Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Edhe pse llogariti gabim numrat e deputetëve të maxhorancës, Duka u zotua se numrin e 84 votave tha se e siguronte edhe vetë ai me marrëveshje. Por momenti kur bëri llogaritë, shkaktoi të qeshura në sallë.

18 Maj 2022, 11:24 Nga DOSJA
MOMENTI- Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë
Lulzim Basha, Agron Duka dhe Fatmir Mediu

TIRANË- Precedenti që la pas ish-kryedemokrati Lulzim Basha tek gabimet në matematikë i ka lënë me “hije dyshimi” gjithë kolegët e tij të tjerë. Së fundmi, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duke folur në Konferencën e Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit të ri vendit ka shkaktuar të qeshura kur ka tentuar të mbledhë shumën e 84 votave për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Edhe pse llogariti gabim numrat e deputetëve të maxhorancës, Duka u zotua se numrin e 84 votave tha se e siguronte edhe vetë ai me marrëveshje. Por momenti kur bëri llogaritë, shkaktoi të qeshura në sallë.

Ama ajo pjesa që ju thoni bëj 84 nuk shkon. Se 84 e bëj edhe unë, ua garantoj. A keni 76 ju andej, sa i bie 76? Se mos bëj gabime në matematikë, 8 veta. Po 8 veta i bëj dhe unë. Të garantoj që 8 veta i bëj dhe unë.  84 i bëj dhe unë por puna është ta gjejmë konsesual,”-tha Duka.

Mesa duket frika e të gabuarit si Basha në matematike përndjek të gjithë kolegët, edhe kur veprimet duhet t’i bëjmë me mbledhje/zbritje?

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll