Aktualitet

Rrëzohen tre turistë holandezë në malin e Çikës, njëri thyen këmbën, transportohen me helikopter

Tre të rinjtë ndodheshin në majën e Qores në afërsi te malit të Çikës në momentin që janë aksidentuar. Një prej tyre kanë lëshuar sinjalin e emergjencës për të lajmëruar autoritetet lokale.

16 Maj 2022, 18:52 Nga DOSJA
Rrëzohen tre turistë holandezë në malin e Çikës,
Mali i Çikës, foto nga aksidenti

VLORË- Tre turistë holandezë janë aksidentuar e janë rrëzuar teksa ngjisnin malin e Çikës. Mësohet se njëri prej tyre ka thyer këmbë e se është transportuar me helikopter drejt spitalit. Dy të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore, por kanë pësuar disa gërvishtje e po marrin gjithashtu ndihmë mjekësore.

Tre të rinjtë ndodheshin në majën e Qores në afërsi te malit të Çikës në momentin që janë aksidentuar. Një prej tyre kanë lëshuar sinjalin e emergjencës për të lajmëruar autoritetet lokale.

Në ndihmë të holandezëve kanë shkuar forcat e policisë së Deltës së Orikumit e një helikopter. Para bluzave të bardha, turistët janë shprehur se kishin ngatërruar rrugën e se ishin futur në një shteg ‘qorr’

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll