Analiza e VOA-s/ Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë
Berati TIRANË- Në Shqipëri sezoni pranverës përkon me turizmin kulturor dhe natyror që mbështetet kryesisht në grup...
Në diskutimin “Shqiptarët në Mal të Zi-sfidat dhe mundësitë e shekullit XXI” u shprehen pikëpamjet mbi pozitën e shqiptarëve si komunitet, i cili po përjeton dukurinë e asimilimit, por edhe rënien e numrit të tyre në vend.
MALI I ZI- Në Ulqin u mbajt dialogu i hapur me temën “Shqiptarët në Mal të Zi- sfidat dhe mundësitë e shekullit XXI”, ku u shprehen pikëpamjet për pozitën e këtij komuniteti në Mal të Zi.
Në diskutimin “Shqiptarët në Mal të Zi-sfidat dhe mundësitë e shekullit XXI” u shprehen pikëpamjet mbi pozitën e shqiptarëve si komunitet, i cili po përjeton dukurinë e asimilimit, por edhe rënien e numrit të tyre në vend.
Përfaqësuesit diplomatikë të Prishtinës dhe Tiranës shfaqen gatishmërinë që në shumë aspekte të mbështesin kërkesat e shqiptarëve në Malin e Zi.
Ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka-Hoxha, tha se duhet filluar një bashkëpunim i mirëfilltë në temat ku Republika e Kosovës mund të ndihmojë.
“Të fillojmë të ndërtojmë një bashkëpunim specifik në temat ku Republika e Kosovës mund të mbështesë kërkesat e ndryshme si në ruajtjen e identitetit, avancimi në fushën e edukimit, trashëgimisë kulturore, sportit, por edhe të aspektit të investimeve ekonomike”, tha zonja Zherka-Hoxha.
Në këtë kuadër zv/ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Adi Hoxha, vuri në dukje problemin e asimilimit të shqiptarëve në Malin e Zi.
“Dukuria e asimilimit të shqiptarëve në Mal të Zi është një nga këto sfida. Fakti që ky fenomen trajtohet me shqetësim për perspektivën, nuk përjashton konstatimin e tendencës sot që rrjedh nga e kaluara. Kjo çështje ndoshta është ndër më delikatet për tu trajtuar me kompetencë politike dhe shkencore”, tha zoti Hoxha.
Përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Faik Nika, vuri në dukje nevojën e shqyrtimit të pozitës së shqiptarëve në Malin e Zi dhe përballja e tyre me probleme të ndryshme.
“Unë besoj se për një dialog të hapur të këtillë, ku trajtohen çështjet identiteti të shqiptarëve jo vetëm në Malin e Zi por në mbarë Ballkanin janë më se të nevojshme dhe duhen të jenë t ë vazhdueshme. Duhet të kemi parasysh se ne si shqiptarë këtu në trojet tona në Malin e Zi ndodhemi edhe përballë fenomeneve të ndryshme që ndikojnë drejtpërsëdrejti në rënien e numrit të shqiptarëve në Mal të Zi. Ky është fenomeni i asimilimit, emigrimit, nataliteti i ulët që e reduktojnë qenien kombëtare të shqiptarëve në Malin e Zi”, tha zoti Nika.
Në diskutim u paraqitën analiza dhe interpretime të disa problemeve lidhur me pozitën dhe statusin e shqiptarëve në këtë mjedis, i cili mund t'i nxisë institucionet përkatëse që të merren në mënyrë kompetente me këto çshtje.
Marrë nga VOA
Berati TIRANË- Në Shqipëri sezoni pranverës përkon me turizmin kulturor dhe natyror që mbështetet kryesisht në grup...
Policia TIRANË- Një 33-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital mbrëmjen e sotme në Tiranë. I ri...
Foto Ilustruese POGRADEC- Një 45-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Pogradec, pasi ka rënë nga biçikleta. ...
Kudret Saliaj TIRANË- Dosja për vrasjen e Kudrejt Sailajt në afërsi të Gjykatës së Tiranës do të kalojë p...
Foto ilustruese Telefoni është mjet thelbësisht personal. Kjo është njëra nga arsyet se përse ekzistojnë edhe kodet...
Pamje nga aksidenti LEZHË- Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç, pranë vendit të njohur ...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë. Fatmirësisht n&...
Mbreti Zog TIRANË- Gazetari Ilir Konomi ka publikuar letrën që Mbreti Zog i dërgoi Presidentit të SHBA-së Franklin Ruzvelt. M...
Foto ilustruese TIRANË- Një tërmet ka shkundur Tiranën pasditën e sotme. Lëkundjet kanë nddhur pak pas orës 17:00, ...
Pamje nga vendi i ngjarjes LEZHË- Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll. Pashk...