Aktualitet

Përplasja fatale/ Aksident mes dy automjeteve në Tropojë, humb jetën një 9-vjeçar, 5 të plagosur

21 Korrik 2019, 14:18 Nga DOSJA
Përplasja fatale/ Aksident mes dy automjeteve në Tropojë, humb

TROPOJË– Një 9-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Bajram Curri-Sopot.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në  vendin e quajtur Cerrnicë, ku një mjet tip “Benz”, me drejtues B.Ç., është përplasur me një “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët  A.Ç, A.Ç, H.L, të cilët kishin lidhje familjare mes tyre. Ndërsa i mituri me iniciale E.Ç., ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

9-vjeçari po udhëtonte në makinë me babanë, xhaxhanë dhe kushëririn e tij, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Tropojë/ informacion paraprak.

Më datë 21.07.2019, në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, janë përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(k.m, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tropoje tropoje vdes 9 vjecari aksident ne tropoje tropoje vdes 9 vjecari

Sondazh

Poll