Aktualitet

Tentoi të kalonte kufirin me kartë identiteti greke të falsifikuar, arrestohet 31-vjeçari

21 Korrik 2019, 08:08 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte kufirin me kartë identiteti greke të

Vlorë- Në prangat e policisë kufitare të Vlorës ka rënë një 31-vjeçar pasi tentoi të kalonte kufirin në drejtim të Italisë, me mjet identifikimi kartë identiteti greke, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga policia është arrestuar Gj.M 31-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare ka bërë të mundur kapjen e më pas arrestimin e shtetasit Gj. M., 31 vjeç, banues në Ankona, Itali.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, pasi ka tentuar të kalojë Pikën e Kalimit Kufitarë të Portit Vlorë në drejtim të shtetit Italian, me mjet identifikimi kartë identiteti greke, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31-vjeçari tentoi të kalonte kufirin me kartë falsë arrestohet 31-vjeçari tentoi të kalonte kufirin me kartë falsë

Sondazh

Poll