Aktualitet

Kokainë, makinë dhe para/ Shpërndante droge, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan

21 Korrik 2019, 08:52 Nga DOSJA
Kokainë, makinë dhe para/ Shpërndante droge, arrestohet

ELBASAN–  Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet si shpërndarës së drogave të forta në doza të vogla.

I riu u pikas në afësi të fshatit “Hajdaran” dhe gjatë kontrollit fizik në automjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan 50 doza kokainë.

Përveç drogës, në makinën e 39-vjeçarit me iniciale E.R., u gjetën aparate celular, një automjet dhe 20 000 lekë të reja , të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar ” Bradasheshi”.

Operacioni për goditjen e shpërndarjes të drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohen 50 doza kokainë, aparate celular, një automjet dhe një shumë parash.

Në pranga 39- vjeçari, që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Shërbimet Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Bradasheshi”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi:

E.R., 39 vjeç, banues në Elbasan.

Në afësi të fshatit “Hajdaran”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin në të cilin lëvizte shtetasi E.R., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë,

7 aparate celuar,automjeti me të cilin lëvizte,

20 000 lekë të reja , të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu elbasan operacioni bradasheshi arrestohet i riu elbasan operacioni bradasheshi

Sondazh

Poll