Aktualitet

Tiranë/ Plagosi rëndë me thikë 23-vjeçarin, arrestohet në flagrancë i riu

21 Korrik 2019, 09:45 Nga DOSJA
Tiranë/ Plagosi rëndë me thikë 23-vjeçarin,

TIRANË- Policia ka arrestuar një 18-vjeçar me iniciale L.H., i cili akuzohet për plagosjen e një tjetër të riu.

I arrestuari ka plagosur me thikë një 23-vjeçar me iniciale L.T., pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Besim Alla”.

23-vjeçari aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve duke mjekuar plagët e marra nga thika.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Plagosi me mjet prerës 23-vjeçarin, policia kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjea, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6, falë veprimeve të mirëorganizuara, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• L. H.,18 vjeç banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas gjatë një konflikti , ndodhur në rrugën “Besim Alla” dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin L. T.,23 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla” Tiranë, duke i shkaktuar plagë të rënda i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me thike ne tirane tirane plagosje me thike ne tirane tirane

Sondazh

Poll