Ministri e vizitoi, Rama për mediat greke: Bashkëpunim në sektorin e energjisë
GREQI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqia kanë plane të përbashkëta në sektorin e energjisë. Në një intervistë për mediat greke, pas takimit me ministrin e energjisë Kostas Skrekas, Rama tha se me zyrtarin grek bisedoi pikërisht për planet e bashkëpunimit në sektorin energjitik në një kohë që bota po përballet me një krizë për shkak të luftës Ukrainë-Rusi.
“Kemi plane të përbashkëta dhe shumë të dobishme reciprokisht dhe na duhet vetëm që të ecim përpara me shpejtësi dhe të përfitojnë nga këto plane, nga fakti që mund të shkëmbejmë energji duke qënë se kemi burime të natyrave të ndryshme, ne jemi hidro 100 %, Greqia është gaz, është termo,”- tha Rama.
Në një prononcim për kanalin televiziv grek ERT, Rama tha se pjesë e bisedës është bërë edhe turizmi.
“Ishte një kënaqësi e madhe që u takuam, që prita Ministrin së bashku me delegacionin, teksa në fokus të takimit ishin planet konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik,”- tha Rama më tej.
Për të njëjtën media kanë folur edhe dy minister, Belinda Balluku e Mirel Kumbaro.
“Kemi diskutuar për sa i përket mundësive të investimeve që pala greke mund të bëjë në territorin shqiptar, sa i përket burimeve të reja energjetike, sigurisht flasim mes nesh për burime të gjelbra energjetike,”- tha Balluku.
“Turizmi është gjithashtu një temë që ne e ndamë sepse mjedisi dhe zonat e mbrojtura janë po ashtu një atraksion turistik dhe duhet t’i mbrojmë, por duhet edhe në mënyrë të qëndrueshme t’i zhvillojmë,”- tha Kumbaro.
Ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas, ka realizuar një vizitë në Shqipëri. Vetë Skrekas theksoi se vizita e tij është e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik mes Shqipërisë dhe Greqisë.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
Deputetja boshnjake letër Ramës: Iu binde Vuçiçit, s’e dënove genocidin serb në Srebenicë
Votimi kundër rezolutës BOSNJE HERCEGOVINË- Deputetja boshnjake, Sabina Cudiç, i ka dërguar një letër Kryeministrit Ed...
Demokrati ngre peshë Berishën: Shërove zemrat e përvëluara, u shkakton atak kundërshtarëve
Qytetari në takimin e Berishës FIER- Një demokrat nuk i ka kursyer fjalët kur ka përshkruar rikthimin e e ish-kryeministrit Sali B...
Boçi thirrje Alibeajt: Ulu me ne në tryezë për të nxjerrë kandidatin e unifikuar për President!
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Luciano Boçi gjatë një lidh...
Po luan lojën e Bashës? Bardhi: E kam takuar, s'kemi folur as 5 minuta për politikë
Gazment Bardhi TIRANË- Gazment Bardhi ka sqaruar raportet e tij me Lulzim Bashën pas dorëheqjes si kryetar i PD. I ftuar në Ora News m...
"A ndjehesh i turpëruar për blindimin e dyerve?" Bardhi: Përballë dikujt që humb arsyen, duhen masa
Gazment Bardhi TIRANË- 8 dhjetori do të mbahet mend në historinë politike të PD por edhe mbarë vendit me skenat e dhunë...
Berisha akuzon Kapllanaj: Biznesmen i qeverisë, shumë gjëra t’i dikton Rama
Sali Berisha në Fier FIER- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit të Partisë Demokratike Agron Kapllana...
Ibsen Elezi: Berisha të më dalë përballë, s'bëj koalicion me LSI. Janë tradhtarë
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi TIRANË- Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Ibsen Elezi është shprehur se do të d...
"Presidenti po luhet nën tavolinë", Bardhi-Salianjit: Na thuaj nëse di gjë, mos fol si Berisha
Gazment Bardhi TIRANË- Gazment Bardhi u është përgjigjur akuzave të Ervin Salianjit se procesi për zgjedhjen e Presidentit p...
Zgjedhja e Presidentit, Salianji: Procesi po luhet nën tavolinë
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i PD Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 me gazetaren Nisida Tufa, de...
Berisha: I bëra thirrje Biden, të kontrollojë të dërguarit. Bardhi: Me fax apo e-mail?
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga Fieri se i ka bërë një thirrje Presidentin t&eu...

