Bota

Masakër në SHBA, i riu ekzekuton 10 persona në një supermarket, sherifi: Ishte racizëm i pastër

Policia tha se i armatosuri i dyshuar u arrestua pas sulmit, i cili po hetohet si "një krim i urrejtjes me motive racore". Komisioneri i Policisë së Buffalo Joseph Gramaglia tha se 11 nga 13 personat që u qëlluan ishin me ngjyrë.

15 Maj 2022, 07:40 Nga DOSJA
Masakër në SHBA, i riu ekzekuton 10 persona në një
sulm ne SHBA

SHBA- Të paktën 10 persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive në një supermarket në qytetin amerikan të Buffalo, shteti i Nju Jorkut.

Sipas Skynews, policia tha se i armatosuri i dyshuar u arrestua pas sulmit, i cili po hetohet si "një krim i urrejtjes me motive racore". Komisioneri i Policisë së Buffalo Joseph Gramaglia tha se 11 nga 13 personat që u qëlluan ishin me ngjyrë.

"Kjo ishte racizëm i pastër. Ishte krim i urrejtjes i motivuar nga raca nga dikush jashtë komunitetit tonë."- tha sherifi i qarkut Erie John Garcia në një konferencë shtypi. 

I dyshuari u identifikua si Payton Gendron, 18 vjeç, nga Conklin, Nju Jork. Ai u akuzua për vrasje të shkallës së parë disa orë pas të shtënave, për të cilat ai u deklarua i pafajshëm.

Kryetari i bashkisë së Buffalo, Byron Brown, tha se i dyshuari "udhëtoi me orë të tëra" në tregun Tops Friendly në Jefferson Avenue, rreth 5 km në veri të qendrës së Buffalo.

Zyrtarët thanë se Gendron hyri në supermarket dhe hapi zjarr, me dëshmitarët që raportuan se kishin dëgjuar dhjetëra të shtëna.

Ndërkohë ka reaguar dhe presidenti amerikan Joe Biden i cili shprehu ngushëllimet e tij për famijlarët e viktimave dhe premtoi se autori do të vihet para drejtësisë.

"Ngushëllime për familjet e 10 njerëzve, jetët e të cilëve u morën në mënyrë të pakuptimtë dhe të gjithë ata që po vuajnë plagët fizike dhe emocionale të këtij krimi të tmerrshëm. Zonja e Parë dhe unë po lutemi për viktimat dhe familjet e tyre dhe zemrat në të gjithë këtë vend janë me njerëzit e Buffalo-s”.-tha Biden.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll