Bota

“Qëlloi gangsterin shqiptar”, dënohet efektivi që sajoi akuza për ish-të dashurën

Pitman u arrestua nga policia pas inromacioneve të marra në mënyrë anonime, në të cilat thuhej se ajo kishte qëlluar me armë zjarri një gangster shqiptar.

15 Maj 2022, 00:01 Nga DOSJA
“Qëlloi gangsterin shqiptar”, dënohet efektivi që
Mia Pitman dhe Abubakar Masum

BRITANI E MADHE- Një oficer policie i “fiksuar” pas ish-të dashurës së tij ka përfunduar i burgosur për tre vite e gjashtë muaj. I riu Abubakar Masum, 24 vjeç nga Swansea i Uellsit të Jugut akuzoi pa fakte, Mia Pitman, 23 vjeç, për një sërë krimesh, pasi kjo e fundit u nda prej tij duke i dhënë fund lidhjes që kishin bashkë.

Pitman u arrestua nga policia pas inromacioneve të marra në mënyrë anonime, në të cilat thuhej se ajo kishte qëlluar me armë zjarri një gangster shqiptar. Hetimet zbuluan se burimi i këtyre informacioneve ishte ish-i dashuri i saj, kolegu Masum.

Kështu e reja u lirua e ishte 24-vjeçari ai që u arrestua. Sot mori dhe dënimin.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll