Aktualitet

Shisnin kokainë/ Shokun ia arrestuan, pas 1 muaji vihet në pranga edhe 24-vjeçarja në Pogradec

Të dy janë kapur në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Mesnata”, teksa shisnin kokainë në rrugët e qytetit të Pogradecit.

14 Maj 2022, 15:55 Nga DOSJA
Shisnin kokainë/ Shokun ia arrestuan, pas 1 muaji vihet në pranga edhe
Arrestim

POGRADEC- Policia ka vënë në pranga një 24-vjeçare, banuese në Pogradec. E arrestuara bashkë me shokun e saj që u vu në pranga një muaj me parë, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Të dy janë kapur në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Mesnata”, teksa shisnin kokainë në rrugët e qytetit të Pogradecit.

Në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Mesnata”, të finalizuar më datë 10.04.2022, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë 1 shtetas dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetases D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim“, njofton policia.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll