Aktualitet

Vrasja e rapsodit në Lezhë, prokuroria mbyll hetimet për Edmond Përdodën

Edmond Përdoda u arrestua në muajin shkurt të këtij viti në banesen e tij në fshatin Lalm i Ri të Lezhës

14 Maj 2022, 14:39 Nga DOSJA
Vrasja e rapsodit në Lezhë, prokuroria mbyll hetimet për Edmond

LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për Edmond Përdoda i cili akuzohet për vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 2020,në fshatin Lalm Lukaj të Kolshit. Përdoda është akuzuar për vrasjen me paramendim. Ndërsa dy ditë më parë vëllai i tij Aleksander Përdoda u dënua me burg të përjetshëm. Ndaj Edmond Përdodes, prokuroria ka akuzuar "Vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim dhe "Armbajtje pa leje".

Dosja penale është mbyllur dhe brenda pak ditësh organi i akuzës do ta dërgojë në gjykatë, ku do të hidhet në short për të nisur gjykimin paraprak.

Edmond Përdoda u arrestua në muajin shkurt të këtij viti në banesen e tij në fshatin Lalm i Ri të Lezhës. Për prangosjen e Përdodës, krahas policisë së Lezhës ishin dhe Forcat RENEA.

Çfarë ka ndodhur?

Në orët e para të mëngjesit të 27 prillit 2020, Preng Simoni dhe Kol Murrani u vranë me kallashnikov në banesat e tyre në fshatin Lalm i Ri. Trupat e tyre u lanë në pyllin e fshatit për 5 orë dhe u gjetën nga i biri i Preng Simonit. Hetimet e kryera fajësuan vëllezërit Edmond dhe Aleksandër Përdoda duke pretenduar se ekzekutuan dy miqtë Simoni dhe Murrani për konflikte pronësie pasi kishin mbjellë kanabis në tokat e viktimave. Fillimisht, u arrestuar Aleksandër Përdoda për ngjarjen e rëndë, ndërsa pas gati dy vitesh arrati, pasditen e 11 shkurtit 2022 Edmond Përdoda u gjet në banesën e tij në fshatin Lalm i Ri pasi u gjurmua me dron. Një njësit special i RENEA-s e arrestoi në shtëpinë e tij. 39-vjeçari nuk bëri rezistencë ndaj forcave speciale.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll