Aktualitet

Operacion i madh anti-drogë Itali-Shqipëri, arrestohen 17 persona

21 Korrik 2019, 07:48 Nga DOSJA
Operacion i madh anti-drogë Itali-Shqipëri, arrestohen 17 persona

Itali- Në shtetin italian është zhvilluar një operacion i madh antidrogë ku janë arrestuar 17 persona.

Gjatë operacionit policor të koduar ‘Rruga e Detit’, karabinierët e Sasarit kanë bërë arrestimin e 17 personave, shqiptarë dhe italianë. Sipas medieve italiane operacioni është shtrirë në të dyja vendet, edhe në Shqipëri dhe në Itali. Nuk dihen ende emrat e të arrestuarve.

Hetimet janë bërë nga njësia e karabinierëve në Olbia me koordinimin e drejtorisë së Antimafias në Kaljari, që ka drejtuar të gjithë punën hetimore.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 17 persona operacion antidrogë në itali arrestohen 17 persona operacion antidrogë në itali

Sondazh

Poll