Art&Argëtim

Ndahet nga jeta aktori Fred Ward në moshën 79-vjeçare

Ai punoi si druvar, marinar dhe boksier përpara se të rifillonte karrierën e tij të aktrimit në Itali.

14 Maj 2022, 12:07 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta aktori Fred Ward në moshën 79-vjeçare
Fred Ward

SHBA- Aktori Fred Ward, i cili luajti në filmin e famshëm “Tremors” së bashku me Kevin Bacon, ka humbur jetën në moshën 79-vjeçare. Emri i tij i plotë ishte Frederick Joseph Ward, dhe u bë i njohur për publikun në vitin 1973 nëpërmjet një roli në një televizion italian.

Sipas The Guardian,  një nga përfaqësuesit e Ëard tha se aktori vdiq më 8 maj por nuk u zhbulua se cili ishte shkaku i vdekjës së tij.

I lindur në San Diego, Ward iu bashkua forcave ajrore përpara se të vendoste të bëhej aktor. Ai punoi si druvar, marinar dhe boksier përpara se të rifillonte karrierën e tij të aktrimit në Itali. Pas kthimit në SHBA, ai më në fund u vu re në Hollywood si grabitësi i bankës John Anglin në “Escape from Alcatraz”. Më pas luajti role të tjera si në Southern Comfort, Uncommon Valor dhe në The Right Stuff.

Ai la pas gruan e tij të cilët kishin 27 vite së bashku, Marie-France Ward dhe djalin e tij të vetëm Django. Ai do mbahet mend gjithnjë për rolet e tij të veçantë.

(j.c)/dosja.al 

 

Sondazh

Poll