Art&Argëtim

Prishja e miqësisë Sabian-Ilir, balerini nuk e uron as për ditëlindje

Duket se miqësia e tyre tashmë është prishur pasi edhe në deklaratën e Sabianit tek emisioni i vëllezërve Veshaj ai u shpresh se është përdorur më shumë në BBV nga Iliri.

14 Maj 2022, 09:39 Nga DOSJA

Prishja e miqësisë Sabian-Ilir, balerini nuk e uron as për

TIRANË- Këngëtari Sabian Medini ka festuar ditëlindjen e tij ku nuk kanë munguar urimet nga miqtë, kolegët dhe ish-banorët e 'Big Brother VIP', por ajo që habiti ishte që balerini Ilir Shaqiri nuk e uroi atë. Iliri nuk e ka uruar Sabianin në rrjetet sociale.

Duket se miqësia e tyre tashmë është prishur pasi edhe në deklaratën e Sabianit tek emisioni i vëllezërve Veshaj ai u shpresh se është përdorur më shumë në BBV nga Iliri.

Pas emisionit menjëherë filluan që ndjekësit në Instagram të komentonin në profikin e Sabinit duke e sharë edhe ofenduar për deklaratën e tij. Të gjithë fansat e Ilirit i janë kundërvënë këngëtarit ndërkohë që ky i fundit nuk ka dhënë asnjë deklaratë më për këtë situatë.

Sabini dhe Ilir Shaqiri u bënë miq të ngushtë brenda shtëpisë së BBV. Madje fjalia e Sabianit se Ilirit është “100 mijë euroshi im” u bë virale. Teksa balerini vijonte garën, këngëtari bëri fushatë për të. Ai takoi prindërit e tij dhe përcolli të bijën në aeroport. Pasi Iliri doli nga formati ata u shoqëruan shpesh bashkë teksa nuk munguan postimet me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Nuk dihet nëse kanë pasur ndonjë konflikt mes tyre. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll