Art&Argëtim

Sonte finalja e madhe e Eurovision 2022, ja kush janë 25 finalistët në garë

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda.

14 Maj 2022, 11:14 Nga DOSJA

Sonte finalja e madhe e Eurovision 2022, ja kush janë 25 finalistët

ITALI- Mbrëmjen e kësaj të shtune do të zhvillohet finalja e madhe e Eurovision 2022. Pjesë e sa janë 25 shtete, të cilët sonte do të konkurrojnë për vendin e parë.

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda. Ndërsa në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste që janë Australia, Azerbajxhani, Belgjikë, Ceki, Estoni, Finlandë, Poloni, Rumani, Serbi dhe Suedia.

Ndërkohë që 5 vendet të cilat shkojnë automatikisht në finale janë Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja.

Sonte finalja e madhe e Eurovision 2022, ja kush janë 25 finalistët

Finalja e madhe do të mbahet në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino të Itali dhe ashtu si dy netët e parë edhe finalja do të prezantohen nga Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

Shqipëria e cila u përfaqësua nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret” nuk arriti të shkonte në finale.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll