Art&Argëtim

Momenti që kaloi pa u vënë re/ Donald Veshaj këndon këngën e Semi Jaupajt "Mos u kthe"

Marrëdhënia e Donaldit dhe moderatores Bora Zemani u komentua shumë gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP.

14 Maj 2022, 11:20 Nga DOSJA

Momenti që kaloi pa u vënë re/ Donald Veshaj këndon

TIRANË- Aktori Donald Veshaj ka kënduar këngën e këngëtares Semi Jaupaj e cila thuhet se është një dedikim për moderatoren Bora Zemani dhe aktorin. Gjatë një skeçi në emicioni 'Më lër të flas' po flisnin rreth “Dubai Porta Potty” dhe në një moment Romeo tha “Mos u kthe” gjë që Donaldi e vijoi duke kënduar vargjet e Semit.

"Mos u kthe, nisu edhe shko te zemra tjetër që të pret"-tha ai

Momenti u kalua pa koment nga Romeo Veshaj dhe vazhduan me skeçin. Edhe në emisionet e më parshme Donaldi në mënyrë të fshehtë i ka dërkuar mesazhe moderatores. 

Marrëdhënia e Donaldit dhe moderatores Bora Zemani u komentua shumë gjatë edicionit të parë të Big Brother VIP. Semi gjatë BBV e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares.

Vetëm pak javë pasi Donaldi u lidh me Beatrix, Semi lançoi një këngë ku i këndon një çifti të ndarë, në një dhomë që duket sikur imiton muret e “Big Brother VIP” dhe mbi të gjitha vendosi një foto të ngjashme me puthjen e Gustav Klimt.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll