Art&Argëtim

“U nisa për ta shklyer”/ Adrola zbulon ngacmimin: Ndoshta do më rrihte…

Gjë që duket se e ka irrituar, aq sa është nisur që ta qëllonte me shishe.

13 Maj 2022, 23:04 Nga DOSJA
“U nisa për ta shklyer”/ Adrola zbulon ngacmimin: Ndoshta do
Adrola Dushi

TIRANË- Modelja Adrola Dushi ka zbuluar ngacmimin më të shëmtuar nga një djalë. E ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Adrola tregoi se para shumë vitesh, pasi ishte zgjedhur “miss” ishte ngacmuar nga një djalë që kishte nisur dhe ta ngacmonte duke e prekur. Gjë që duket se e ka irrituar, aq sa është nisur që ta qëllonte me shishe.

PJESË NGA BISEDA:

Romeo: Kur erdhe nga Rrësheni në fillim, ty të kanë ngacmuar çuna apo jo?

Adrola: Po!

Romeo: Kush është ngacmimi më i keq që ke marrë ndonjëherë, flirtimi më i keq.

Adrola: Unë jam shumë maloke, tmë prekësh me dorë e kam tmerr. E kam bezdi të më prekin meshkujt pa më njohur e kam tmerr. Edhe sikur të më njohësh, nuk dua të më prekësh. Dikush erdhi më kapi më preku, kisha fituar Missin atë kohë, kam qenë me shoqen time, kisha një shishe në dorë. Jam nisur, do bëja skandal, nuk e kappa dot, por do bëja skandal, ndoshta ai do më rrihte, por unë u nisa për ta shklyer.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll