Art&Argëtim

"Rracizmi yt po na ndan"/ Alban Ramosaj reagon ashpër pas deklaratës së Agim Doçit: Kurse rakinë në daljet televizive

Ndërkohë që Ramosaj me anë të një postimi në Instagram shkruan se gjuha që ka përdorur Doçi është rraciste ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ka shtuar se ai është një shqiptar dhe Evropian më shumë se sa Doçi.

13 Maj 2022, 22:54 Nga DOSJA
"Rracizmi yt po na ndan"/ Alban Ramosaj reagon ashpër pas
Alban Ramosaj

TIRANË- Këngëtari Alban Ramosaj, i cili ishte pretendent për të përfqësuar Shqipërinë në Eurovision ka reaguar pas deklaratës së Agim Doçit. Ky i fundit, në një intervistë për emisionin 'Vizioni i Pasditës' tha se ai nuk mund të çonte Ramosajn në Eurovision pasi ishte shqiptar i Kosovës dhe se kënga e tij ishte parodi për estradën e Tiranës. Ai gjithashtu tha se Ramosaj duhet të përfaqësojë Kosovën në Eurovision.

Ndërkohë që Ramosaj me anë të një postimi në Instagram shkruan se gjuha që ka përdorur Doçi është rraciste ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ka shtuar se ai është një shqiptar dhe Evropian më shumë se sa Doçi. Ai gjithashtu e ka këshilluar Doçin që të kursej rakinë në daljet për media. 

Postimi i Plotë:

I Nderuar Z.Doci. (Gjithashtu antar i jurise se festivalit te fundvitit ku konkurroj me “Theje”) Ajo qe duhet te “te vrasi” eshte fillmisht rracizmi ndaj “Shqiptareve te Kosoves” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit qe kuterbon nga ty. ne kete interviste. Europa nuk tallet me Kosovan apo Shqiperine, por me zgjedhjet qe bejm e si i lejojme te na shohin nder vite. (Meqe ra llafi, kemi nje liste te gjate me individe qe na krenojne neper bote si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shume te tjere) E meqe ke qejf te na ndash, le ti hyjme me thelle natyres se kendveshtrimit tend. Ka qene po nje “Shqiptare e Kosoves” qe na ka krijuar ne rezultatin me te larte historik ne Eurosong, apo harruat? te kujton gje emri Rona Nishliu?

Persa i perket cfare jam, jam nje Shqipe! qe madje gezoj dhe emri Alban nga nje baba (drite paste) shume patriot dhe me dije te thella per historine dhe gjakun tone. Flas 4 gjuhe te huaja, kam pashaporte Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur ne Holland, rrit ne Shqiperi me origjine nga Kosova e me rezidence ne Spanje dhe jam shume me shume Shqiptare se sa ju edhe shume me shume europiane se sa ju. Nuk jeni askushi qe te na ndani e te na limitoni per te perfaqesuar Mamane-Shqiperi ne Europe apo kudo! Te sygjeroj te kursesh rakine ne dalje te jashtme dhe te perfaqesosh moshen tuaj e te na thuash dy tre gjera te mencura heres tjeter. Uroj te jesh gjall per vitin qe vjen te shohesh si do na perfaqesoj nje “Shqiptar nga Kosova” !

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alban Ramosaj (@albanramosaj)

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll