Bota

VD/ Forcat ruse sulmojnë rajonin e Zaporizhzhia, momentin kur ekipi i BBC-së vrapon për t’u mbrojtur

Në pamjet e publikuara duket momenti kur gazetarja Laura Bicker dhe ekipi i BBC-së u detyruan të vraponin për t'u mbrojtur nga bombardimet ruse në rajonin e Zaporizhia.

14 Maj 2022, 09:39 Nga DOSJA
VD/ Forcat ruse sulmojnë rajonin e Zaporizhzhia, momentin kur ekipi i

 

UKRAINË- Ekuipazhi i BBC po xhironte në një fshat në juglindje të vendit, jo shumë larg vijës së frontit në momentin kur i është dashur të përballeshin nga afër me bombardimet ruse.

Sipas BBC, Forca shtesë ukrainase janë vendosur në zonë javët e fundit për të parandaluar avancimin e trupave ruse.

Në pamjet e publikuara duket momenti kur gazetarja Laura Bicker dhe ekipi i BBC-së u detyruan të vraponin për t'u mbrojtur nga bombardimet ruse në rajonin e Zaporizhzhia. Shpërthimet duket se e kanë frikësuar ekipin i cili po filmonte në atë moment.

Lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të 80-të. Rusia ka pezulluar furnizimin me energji elektrike tëFinlanda që synon të anëtarësohet në NATO. Moska nga ana tjetër është shprehur se nuk ka armiqësi me Finlandën dhe Suedinë. Ekspertët amerikanë thonë se Ukraina ka fituar betejën për Kharkiv. Presidenti ukrainas Zelensky është shprehur sot se askush nuk mund të parashikojë se sa do të zgjasë kjo luftë.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll