Bota

Vdes i moshuari gjatë udhëtimit, avioni bën ulje emergjente në Zagreb

Avioni është detyruar të bëjë ulje emergjente në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë pasi një udhëtar i moshuar, ka ndërruar jetë.

14 Maj 2022, 07:57 Nga DOSJA
Vdes i moshuari gjatë udhëtimit, avioni bën ulje emergjente
Avion

SHKUP Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Shkupi drejt Gjermanisë. Avioni është detyruar të bëjë ulje emergjente në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë pasi një udhëtar i moshuar, ka ndërruar jetë.

Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i udhëtarit në fjalë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informatave të para, bëhet fjalë për sulm në zemër, shkruan media Ina.

Pas pauzës së detyrueshme, avioni me udhëtarët tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani, kurse kufoma e të ndjerit do të kthehet në vendlindje.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll