Bota

Presioni rus, Finlanda: Do arrijmë synimin, jemi gati edhe për sulme ushtarake

Ministria e Jashtme finlandeze tha në një deklaratë për revistën amerikane Newsweek se Finlanda "është një shtet sovran dhe merr vendime të pavarura për sigurinë dhe mbrojtjen e saj".

14 Maj 2022, 07:43 Nga DOSJA
Presioni rus, Finlanda: Do arrijmë synimin, jemi gati edhe për sulme
Putin dhe Sana Marin

FINLANDË- Qeveria finlandeze thotë se është e gatshme t'i përgjigjet, nëse është e nevojshme, çdo lloj presioni apo hakmarrjeje ruse për synimin e saj për t'u anëtarësuar në NATO. Kremlini ka njoftuar se nga sot do t'i ndërpresë energjinë elektrike Helsinkit. Duke iu përgjigjur kërcënimeve, Ministria e Jashtme finlandeze tha në një deklaratë për revistën amerikane Newsweek se Finlanda "është një shtet sovran dhe merr vendime të pavarura për sigurinë dhe mbrojtjen e saj".

Finlanda është e vetëdijshme për sfidat e ndryshme të përfshira në procesin e anëtarësimit në NATO dhe është e përgatitur për një sërë kërcënimesh hibride, kërcënime kibernetike dhe mjete ushtarake të presionit”, tha ministri i Jashtëm finlandez në një deklaratë.

Presidenti i SHBA Joe Biden u takua me Niinisto dhe kryeministren suedeze Magdalena Anderson për çështjen e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Sipas Ninisto, "ne ndajmë shqetësimin tonë të thellë për luftën e Rusisë në Ukrainë. Kam analizuar hapat e ardhshëm të Finlandës në lidhje me anëtarësimin në NATO. "Finlanda vlerëson thellësisht mbështetjen e nevojshme të ofruar nga Shtetet e Bashkuara."

Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të ishte një "gabim", tha dje presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll