Bota

Aplikimi i Kosovës për KiE, deputeti serb: Kërkesë e gabuar por mendoj se do pranohet

12 Maj 2022, 11:38 Nga DOSJA
Aplikimi i Kosovës për KiE, deputeti serb: Kërkesë e gabuar

SERBI– Vladimir Gjukanoviq, anëtar i kryesisë së Partisë Progresive Serbe, deklaroi se nuk do të ishte një person ‘ogurzi’, por mendon se Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, edhe pse kjo do të ishte e gabuar.

Sipas mediave vendase, ai ka deklaruar se Prishtina ka mbështetjen e Perëndimit për çfarëdo veprimi që ka bërë dhe se kjo është në dëm të Serbisë.

Është shkelje e të gjitha parimeve ndërkombëtare, ato nuk ekzistojnë më. Duhet të mbrohemi, supozoj se një numër vendesh do të tërheqin njohjen e Kosovës si të pavarur”, tha Gjukanoviç për Pink TV.

Kur u pyet për sanksionet kundër Rusisë, Gjukanoviç tha se Serbia nuk ka pse të vendosë sanksione pasi do t’i bënin dëm vetes për shkak të gazit pasi do ta blinin më shtrenjtë.

Është thjesht një trill i Brukselit dhe Uashingtonit për të dërguar një mesazh politik. Ne mund t’i bëjmë dëm vetes vetëm për shkak të gazit, kështu që do ta blinim me çmimin e tregut,” tha Gjukanoviç.

LAJMI KRYESOR/ Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Europës, Gërvalla:Sot hapëm një kapitull të ri

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni kosova aplikon per kie vladimir gjukanoviq kosova aplikon per kie vladimir gjukanoviq

Sondazh

Poll