Bota

Aplikimi zyrtar i Kosovës, procedurat që ndiqen për pranimin në Këshillin e Europës

12 Maj 2022, 11:21 Nga DOSJA
Aplikimi zyrtar i Kosovës, procedurat që ndiqen për pranimin

KOSOVË- Kosova ka aplikuar zyrtarisht për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës ku ministrja e jashtme Donika Gërvalla konfirmoi nga Strasburgu se sot fillojnë procedurat për shqyrtim të kërkesës nga ana e Këshillit, derisa tha se është optimiste që Kosova do të jetë anëtare e kësaj organizate të të drejtave të njeriut.

Parakushti për t’u bërë anëtare e KiE-së është që vendi aplikant të implementojë një numër të konventave të Këshillit të Europës që lidhen me të drejtat e njeriut. Këshilli i Europës është organizata më e vjetër ndërqeveritare në Europë që për qëllim kryesor ka sigurimin e bashkëpunimit dhe unitetit ndërmjet anëtarëve të saj në lëminë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Neni 3 i Statutit të Këshillit të Europës thotë se çdo shtet europian duhet t’i respektojë të drejtat themelore të njeriut, parimet e shtetit ligjor dhe të bashkëpunojnë sinqerisht dhe në mënyrë efektive në realizimin e qëllimit të Këshillit.

Neni 3 i Statutit

Çdo shtet që plotëson kushtet e Nenit 3, mund të ftohet për t’iu bashkuar kësaj organizate. Nëse Kosova synon anëtarësimin, siç theksohet në nenin 25 të KE-së, propozimin duhet ta bëjë një prej shteteve anëtare dhe propozimi për këtë duhet të futet me kohë në agjendë për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, që mbliedhet dy herë në vit.

Në momentin e marrjes në shqyrtim të një shteti të ri si anëtar i mundshëm, para marrjes së vendimit, Këshilli i Ministrave kërkon opinionin dhe rekomandimin e Asamblesë Parlamentare, që mblidhet një herë në vit.

Asambleja Parlamentare, para se ta japë opinionin e saj, e formon një komision që mbikëqyr përputhjen e legjislacionit të shtetit që synon anëtarësimin, nëse përputhet me parimet ligjore të vetë Këshillit të Europës.

Raporti i këtij Komisioni të Asamblesë paraqet një raport para Asamblesë dhe pastaj në bazë të një raporti të tillë duhen 2/3 e votave ‘për’ në mënyrë që një shtet i ri të anëtarësohet.

Ky opinion i Asamblesë për Këshillin e Ministrave ka një rëndësi vendimtare edhe përkundër faktit se është një organ konsultativ. Në rast se me 2/3 e votave Asambleja Parlamentare voton ‘pro’, atëherë edhe Këshilli i Ministrave me 2/3 e votave duhet që të vendosë për t’i bërë ftesë për anëtarësim shtetit që aspiron anëtarësimin, në këtë rast Republikës së Kosovës.

Këshilli i Ministrave, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, i dërgon ftesën për anëtarësim shtetit të ri dhe në ftesë përcaktohet edhe numri i delegatëve që do të përfaqësohen në Asamblenë Parlamentare, si dhe shuma e caktuar e kontributit financiar vjetor në buxhetin e përbashkët të KE-së.

LAJMI KRYESOR/ Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Europës, Gërvalla:Sot hapëm një kapitull të ri

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni donika gërvalla kosova aplikon per kie donika gërvalla kosova aplikon per kie

Sondazh

Poll