Bota

Ushtari i parë rus do të dalë para gjykatës në Ukrainë i dyshuar për krim lufte

11 Maj 2022, 17:23 Nga DOSJA
Ushtari i parë rus do të dalë para gjykatës në

UKRAINË- Një ushtar rus 21-vjeçar do të dalë në gjyq për një krim të dyshuar lufte, sipas prokurores së përgjithshme të Ukrainës, Iryna Venediktova.

.Sipas Skynews, Venediktova tha sot se rusi, i cili aktualisht është në paraburgim, do të gjykohet për vrasjen e një civili të paarmatosur në rajonin Sumy të Ukrainës.

Muajin e kaluar, Venediktova tha se kishte pasur një “numër të madh rastesh” të trupave ruse që vrisnin civilë ukrainas, pasi ajo konfirmoi se ekipi i saj po punonte në pothuajse 8,000 raste të krimeve të luftës nga i gjithë vendi.

Ajo më vonë identifikoi 10 ushtarë rusë të akuzuar për mizori në qytetin Bucha, ku u zbuluan prova të vrasjeve masive.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Bjellorusia zhvendos trupat në kufi,Kievi bllokon tubacionin e gazit në Evropë

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota iryna venediktova lufta ukraine-rusi iryna venediktova lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll