Bota

Papa Françesku takohet me gratë e ushtarëve ukrainas që mbrojnë fabrikën e çelikut Azovstal

11 Maj 2022, 14:34 Nga DOSJA
Papa Françesku takohet me gratë e ushtarëve ukrainas që

VATIKAN- Papa Françesku takoi të mërkurën gratë e dy ushtarëve ukrainas të strehuar brenda fabrikës së çelikut të rrethuar të Mariupolit Azovstal.

Dy gratë, Yulia Fedosiuk dhe Kateryna Prokopenko, konfirmuan për CNN takimin me Papën në Vatikan. Të dyja thanë se burrat e tyre janë ushtarë të regjimentit Azov dhe aktualisht janë brenda fabrikës së çelikut duke e mbrojtur atë kundër sulmeve ruse.

Ata thanë se i kishin shkruar Papës ditët e fundit përmes ambasadorit të Ukrainës në Romë dhe u befasuan kur morën një ftesë për audiencën e përgjithshme javore të Papës.

Ne i thamë Papës për burrat tanë, për ushtarët e plagosur, për të vdekurit që nuk mund të varrosen. Ne i kërkuam ndihmë, të jetë palë e tretë në këtë luftë dhe të na ndihmojë të garantojmë një korridor humanitar”, tha Fedosiuk.

Ajo tha se ata i thanë Papës edhe për kushtet e dëshpëruara dhe jo të shëndetshme brenda uzinës. Fedosiuk shtoi se Papa dukej shumë i informuar për situatën në Ukrainë dhe tha se do të lutet për ta.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Bjellorusia zhvendos trupat në kufi,Kievi bllokon tubacionin e gazit në Evropë

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota kateryna prokopenko lufta ukraine-rusi papa francescku yulia fedosiuk kateryna prokopenko lufta ukraine-rusi papa francescku yulia fedosiuk

Sondazh

Poll