Bota

Piloti trondit me dëshminë: E vrava qenin sepse do e bënte versionin e grabitjes më bindës

11 Maj 2022, 15:43 Nga DOSJA
Piloti trondit me dëshminë: E vrava qenin sepse do e bënte

GREQI- I akuzuari për vrasjen e bashkëshortes së tij Caroline Crouch, piloti 33-vjeçar Babis Anagnostopoulos, ka përshkruar me qetësi absolute sot në gjykatë veprimet që ka ndërmarrë pas krimit në Glyka Nera me qëllim mbulimin e tij.

Sipas Protothemës, në dëshminë e tij para gjykatës sot ai foli për të gjithë inskenimin e ngjarjes si dhe për vrasjen e qenit të çiftit ku u shpreh se e bëri që e gjithë ngjarja e sajuar të dukej më e besueshme.

E mora nga rripi, e ngrita pak dhe e vendosa rripin në kangjellat e murit” , pohoi ai.

I pyetur na prokurori nëse qeni ngordhi menjëherë Babis tha se nuk mund ta shikonte dhe u futi menjëherë në shtëpi por pohoi se dëgjoi të qarën e tij. Prej më shumë se një muaji, Babis pretendoi se ishte ai ishte fatkeqi në këtë ngjarje pasi 21-vjeçarja Caroline, nëna e fëmijës së tij, ra viktimë e grabitësve të paskrupullt, të cilët hynë në vilën e tyre në Glyka Nera.

Policia ju ka besuar zoti i pandehur. Unë personalisht ju kam besuar”, i tha gjykatësi fjalë për fjalë të akuzuarit, ku ky i fundit theksoi se e gjithë kjo nuk ishte e lehtë për të dhe se për 37 ditë ai qau me vajzën e tij në divan.

“Nëse do të doja të largohesha, mund të largohesha dhe unë dhe fëmija im kishim pasaportë. Shmangia e pasojave ishte një nga gjërat e papranueshme të asaj dite. Nga tronditja ime ishte e pamundur për mua të kuptoja se nuk do ta shihja më gruan time. Gjithçka që mund të bëja ishte ta mbaja vajzën time në krahë dhe t’i premtoja se nuk do ta lija kurrë. Gjithçka që mund të bëja ishte të provoja çdo sekondë për atë që nuk kishte faj për asgjë dhe Caroline nuk kishte faj… Lydia meriton të ketë gjithçka dhe nuk do ta ketë kurrë, sepse gjysma tjetër ishte mamaja e saj. Prindërit e Caroline janë njerëz që jetojnë dhe marrin frymë për Lydia,” shtoi ai.

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll