Bota

Vrasja e bujshme e biznesmenit Albert Krasniqi, Gjykata e Kosovës lë në burg të atin

11 Maj 2022, 15:17 Nga DOSJA
Vrasja e bujshme e biznesmenit Albert Krasniqi, Gjykata e Kosovës lë

KOSOVË– Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Skënder Krasniqit i cili pretendon se më 27 janar të 2021 vrau djalin e tij, Albert Krasniqi nga pakujdesia.

Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se supremja e ka konsideruar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë që ishte ushtruar nga avokatët Ramiz dhe Fanol Krasniqi kundër aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

Refuzohet si e pabazuar kërkesa e përbashkët për mbrojtje të ligjshmërisë e mbrojtësve të të dënuarit S.K. e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë Departamenti i Përgjithshëm P.nr.3269/2021 të datës 03.12.2021 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës PA1.nr.31/2022 të datës 25.02.2022”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Gjykata Themelore në Prishtinë Skender Krasniqin, e kishte e ka shpallur fajtor për shkak të veprës penale vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të KPRK-së dhe e kishte gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite e 5 muaj të cilin vendim me pas e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Sipas këtij aktgjykimi Gjykata Supreme e Kosovës pas shqyrtimit të shkresave e lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve në kërkesë ka gjetur se kërkesa është e pabazuar, ngase sipas Supremes aktgjykimet kundër të cilave është parashtruar kërkesa, nuk përmbajnë shkelje për të cilat pretendohet.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, përkundër faktit se në rastin konkret qëndrojnë pretendimet se vepra penale është kryer nga pakujdesia dhe se pasojat e kanë goditur të dënuarin pasi që ka humbur djalin e tij, megjithatë bazuar në dispozitën e nenit 74 par.1 nënpar.1.1 të KPRK-së, është përcaktuar se kjo dispozitë nuk e ka karakterin imperativ, përkatësisht i ka dhënë diskrecion gjykatës që në këto raste varësisht prej rrethanave edhe të mund të aplikohet” thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Megjithatë, sipas këtij aktgjykimi thuhet se shkelje e ligjit penal bëhet vetëm në rastet kur në marrjen e vendimit për dënim gjykata i ka tejkaluar kompetencat ligjore e cila në rastin konkret nuk ka ndodhur.

Vrasja e Albert Krasniqit, nga babai i tij, Skënderi, tronditit Prishtinën më 27 janar të 2021. Biznesmeni i ndërtimit, Skënder Krasniqi qëlloi me armë zjarri të birin, duke i marrë jetën, ndërsa më pas ka njoftuar vetë Policinë e Shtetit, në mënyrë që ta prangosnin. Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Albert Krasniqi dhe babai i tij njiheshin si biznesmenë të suksesshëm në Kosovë. Madje Alberti ishte edhe personazh i njohur i showbizz-it shqiptar për shkak të lidhjeve të tij me figurat publike.

(d.a/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

rajoni rajoni skënder krasniqi vritet albert krasniqi skënder krasniqi vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll