LUFTA/Bjellorusia zhvendos trupat në kufi,Kievi bllokon tubacionin e gazit në Evropë
11 Maj 2022, 08:26Nga DOSJA
UKRAINË- Lufta futet sot në ditën e 77-të ndërkohë luftimet intensive vazhdojnë në pjesët lindore dhe jugore të Ukrainës. Aleati i Rusisë Bjellorusia njoftoi se do të vendoste forcat speciale përgjatë kufirit që ndan me veriun e Ukrainës, duke pretenduar se kundërshton ngritjet ushtarake nga SHBA dhe aleatët e saj.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar gjatë fjalimit të tij kombëtar se forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e fshatrave në veri dhe veri-lindje të Kharkiv.
“Forcat e Armatosura të shtetit tonë na dhanë të gjithëve lajme të mira nga rajoni i Kharkiv. Pushtuesit po largohen gradualisht nga Kharkiv. I jam mirënjohës të gjithë ushtarëve tanë që po mbrojnë vendin dhe po tregojnë rezistencë kundër pushtuesve. Dikur ushtria e dytë më e fuqishme në botë,”- tha Zelenskyy.
Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët votoi të martën në mbrëmje për të miratuar një projekt-ligj rreth 40 miliardë dollarë për dërgimin e ndihmës humanitare dhe ushtarake në Ukrainë, dhe projektligji do të shkojë në Senat për miratimin e tij të pritshëm përpara se të nënshkruhet nga Presidenti Joe Biden në ligj.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mbajë një takim publik të enjten në mëngjes për situatën humanitare në Ukrainë me kërkesë të Francës dhe Meksikës. Zyra Humanitare e OKB-së dhe zyrtarët e UNICEF-it pritet të informojnë këshillin në atë kohë edhe pse nuk është caktuar asnjë votim.
Ndërsa probleme ka hasur edhe furnizimi me ushqime në ukrainë. Inteligjenca e ministrisë së mbrojtjes ukrainase ka thënë se gruri i vjedhur nga trupat ruse në zonat e pushtuara po dërgohet tashmë jashtë vendit, me një pjesë të madhe “në anije mallrash të thata nën flamurin rus në Mesdhe”.
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
Nga Nikoll LESISot, me 11 Maj, është data e themelimit të “KOHA JONE” si gazetë e parë e pavarur dhe private në Shqipëri, bile edhe ndër trojet shqiptare.Dihet ...
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se situata e brendshme politike në vend është e qëndrueshme dhe hodhi poshtë akuzat se presidenti rus Vladimir...
UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se durimi i Kievit po mbaron për negociatat me Rusinë, duke pasur parasysh dëshmitë në ...
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Rusia nuk dëshiron një luftë në mbarë kontinentin në Evropë, por shtoi se do të jenë të kujdesshëm ndaj synime...
RUSI- Ambasadori i Polonisë në Rusi është thirrur në ministrinë e jashtme në Moskë, sipas ministrit të jashtëm polak Zbigniew Rau pas përkeqësimit të marrëdhëni...
UKRAINË- Refugjatët ukrainas që gjenden në territoret e kontrolluara nga Kremlini po ndihmohen nga rrjetet e vullnetarëve rusë ndërsa lufta po vazhdon. Vul...
SUEDI- Kryeminsitri britanik Boris Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë Suedinë nëse vendos të aplikojë për anëtarësim në NATO.Gjatë vizitës...
IZRAEL- Janë publikuar pamjet pak sekonda pasi gazetarja e Al Jazeera, Shireen Abu Akleh të goditej për vdekje nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të push...
HUNGARI- Hungaria këmbëngul në qëndrimin e saj negativ ndaj një embargoje të mundshme ndaj naftës ruse, me përgjegjësit që vlerësojnë se propozimi i Komisionit ...