Aktualitet

‘Liga e Konferencës’/ Çmimet e hoteleve në Tiranë në stratosferë, KRAHASIMI me Parisin

11 Maj 2022, 06:38 Nga DOSJA
‘Liga e Konferencës’/ Çmimet e hoteleve në

TIRANË– Ku ka krizë, ka përfitim! E mesa duket ne shqiptarët dimë ta bëjmë më mirë se të gjithë duke çuar në “qiell” çmimet e dhomave të hoteleve kur në Tiranë pritet që të luhet Finalja e Ligës së Konferencës. Hotelet në kryeqytet kanë shumëfishuar çmimet e dhomave në Tiranë deri në 9 mijë euro nata. Si “shefi” i vendit mikpritës, kryebashkiaku i Tiranës ka marrë në mbrojtje pronarët e hoteleve që çuan çmimet deri në 9 mijë euro nata për ndeshjen gjatë finales së Ligës së Konferencës.

Erion Veliaj tha se është faji i sportdashësve që nuk i kishin pronontuar më parë biletat dhe i lanë për në momentin e fundit. Gjë që nuk qëndron sepse nuk mund të prenontosh dy muaj para një dhomë hoteli, për më tepër kur nuk ke siguri që skuadra e zemrës do të arrijë aq larg në kompeticion.

Por për të bërë një krahasim më të saktë, pa u ndikuar nga asnjë retorikë dhe zhvillim që ka trazuar ujërat së fundmi, Dosja.al veshi “petkun” e një turisti dhe kërkoi sesa mund të shkonte çmimi i një dhome hoteli në Paris. Po, në Paris atje ku do të luhet finalja e “Champions League”, kompeticion edhe më i madh se ai që do të zhvillohet në Shqipëri. Me çmimin e një dhome hoteli në Shqipërinë tonë të vogël, një tifoz; pret biletën e ndeshjes, pret biletën e autobusit për të shkuar në Paris, madje merr edhe hotel.

Për të mos komentuar më shumë seç duhet, Dosja.al ka renditur me radhë të gjithë hotelet e gjetura në Paris, shumë pranë qendrës dhe çmimet që në krahasim me ato të Tiranës duken qesharake e kap në mesatare prej 300 mijë lekësh të vjetra shqiptare. Me siguri pronarët francezë nuk duan të fitojnë.

Çmimet janë të aksesueshme për të gjithë, si dhe për Veliaj dhe shumë skeptikë të tjerë që e cilësojnë si normale gjithçka që po ndodh në vendin tonë që është kthyer më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve se vetë bursa e “Wall Street”.

E gjithë “zhurma” që po shkaktohet në media u denoncua dy ditë më parë nga kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit Zak Topuzi, i cili shkruante se për shkak të tifozëve që do të vendosen në Tiranë për ndjekur përballjen Roma-Feynord, hotelet kishin rritur çmimet. Ai kërkonte që Erion Veliaj dhe Ministria e Financave të menaxhonte situatën, por deri më tani ka reaguar vetëm Autoriteti i Konkurencës.

Hetimet kanë nisur por koha do tregojë nëse do nxirret gjë në dritë.

(k.m)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet “uefa conferenca league” cmimet e hoteleve ne tirane finalja e ligës së konferencës “uefa conferenca league” cmimet e hoteleve ne tirane finalja e ligës së konferencës

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2022, 06:24

Rusia bombardon stacionet hekurudhore në Ukrainë

RUSI- Në luftën në Ukrainë, Rusia po vë gjithnjë e më shumë në shënjestër objektet hekurudhore të vendit. Në fakt hekurudha është kthyer në një nga mjetet më të...