Bota

Vdes në moshën 88-vjeçare presidenti i parë i Ukrainës

11 Maj 2022, 06:36 Nga DOSJA
Vdes në moshën 88-vjeçare presidenti i parë i

UKRAINË- Zyrtarët e Kievit kanë njoftuar se presidenti i parë i Ukrainës, Leonid Kravchuk, ka vdekur ditën e djeshme më 10 Maj në moshën 88-vjeçare.

Sipas mediave të huaja, Kravchuk udhëhoqi Ukrainën drejt pavarësisë pas rënies së ish-Bashkimit Sovjetik dhe shërbeu si presidenti i saj i parë deri në vitin 1994.

Ai ishte bashkuar me ish-udhëheqësit e Rusisë dhe Bjellorusisë në nënshkrimin e një traktati që shpërbëu zyrtarisht BRSS në dhjetor 1991. Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit aktual Volodymyr Zelenskyy, konfirmoi vdekjen e Kravchuk në Telegram.

Vitin e kaluar i ishte nënshtruar një operacioni në zemër pasi 88-vjeçari kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore. Gjatë presidencës së tij, Kravchuk ra dakord të transferonte armët e mbetura bërthamore sovjetike në territorin ukrainas nën kontrollin rus në një marrëveshje të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Partia e tij Komuniste humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 1994 nga ish-kryeministri Leonid Kuchma.

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota andriy yermak leonid kravchuk leonid kuchma volodymyr zelenskyy andriy yermak leonid kravchuk leonid kuchma volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll